November 11, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Vdesin tragjikisht Eriona Ramadani dhe Albina Abazi

Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë njoftohet për humbjen tragjike të dy nxënëseve të kësaj shkolle, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.

Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!
U prehshin në paqe!

Me respekt dhe pikëllim të thellë,
Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë

Related posts

Milaim Zeka banalizon nga mllefi, shanë e fyen këta persona: Zoti i vraftë…

dardanianews

E mitura që u zhduk për 18 ditë kthehet në shtëpi

dardanianews

Nëna nga Kosova përgjërohet: U kisha lut krejt shqiptarëve, nëse djali qëndron këtu është fundi për të

dardanianews