November 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Top Channel konfirmon: Ja kush do të drejtojë ‘Big Brother VIP Albania 5’

Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si drejtues i spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.

Lajmi u konfirmua në fund të promos së publikuar nga Top Channel, duke i dhënë fund thashethemeve për moderuesin e këtij sezoni.

Edhe këtë vit, si çdo sezon tjetër, janë përfolur disa emra të tjerë, përfshirë edhe atë të Arbana Osmanit, por Top Channel ka bërë të qartë se Ledioni do të mbetet në krye të.

Për momentin nuk është zbuluar ende data e nisjes së sezonit të ri, por pritshmëritë janë të larta si për surprizat brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe për personazhët që do të bëhen pjesë e spektaklit.

Related posts

Atilla shpreh ndjenjat për Rovenën me një veprim të papritur

dardanianews

Aktorja e re tregon te Elita Rudi se çka i shkruajnë burrat e martuar

dardanianews

Dritan Shakohoxha në prag divorci, nis bashkëjetesën me moderatoren e famshme

dardanianews