13.2 C
New York
April 24, 2026
DardaniaNews
Moti

Parashikimi i motit për fundjavë – shi, shkarkime rrufesh dhe në disa zona erëra më të forta

IHK njofton se në disa zona të kufizuara ekziston mundësia edhe për stuhi të shkurtra me breshër.

IHK njofton se e shtuna parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në zona të kufizuara parashihen stuhi me breshër. Kjo situatë meteorologjike bën që parametri i erës të jetë më i fuqishëm në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

Ndërkaq, për të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojnë mundësi të vogla që në disa zona të kufizuara të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22-26°C. Do të fryjë erë nga perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s.

Related posts

A jeni gati, ja kur do të bie borë në Kosovë

dardanianews

Ja çfarë moti befasues na pret ditëve në vijim?

dardanianews

Disa shtete shpallin gjendje emergjente, pas stuhisë së dimrit

dardanianews