November 15, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Thashethemet për vdekjen e Trump “shpërthejnë” në rrjetet sociale, analisti i CNN jep sqarimin zyrtar!

Një zyrtar amerikan ka reaguar pas përhapjes së thashethemeve në rrjetet sociale se ish-presidenti Donald Trump ka ndërruar jetë.

Gazetari izraelit Barak Ravid, i cili punon si analist për CNN dhe gjithashtu raporton për Axios dhe Channel 12, ka cituar një burim zyrtar amerikan që ka hedhur poshtë spekulimet:

“Trump është mirë. Do të luajë golf këtë mëngjes,” tha ai, transmeton Indeksonline

Deklarata u publikua në platformën X (ish-Twitter), ku këto thashetheme të pabazuara janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që fraza “Trump ka vdekur” të bëhet trend në X dhe Facebook.

Ish-presidenti ka qenë jashtë vëmendjes publike për vetëm tre ditë, por kjo mjaftoi për të nxitur spekulime masive mbi gjendjen e tij shëndetësore. /Indeksonline

Related posts

Kjo është 27-vjeçarja që u gjend pa shenja jete në Zhur të Prizrenit

dardanianews

Rusia shpall Shqipërinë vend jomiqësor, Putini firmos dekretin

dardanianews

Momenti kur parashutistët serbë u lëshuan sot nga Serbia në Kosovë

dardanianews