1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Tragjedi: Ndërron jetë babai i Nikitës së vogël që preku zemrat e Shqiptarve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik. Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi qëndroi 10 ditë në koma pas një aksidenti të rëndë që ndodhi më 24 gusht në Fier.

35-vjeçari u përplas nga një 17-vjeçar pa leje drejtimi që drejtonte një “Range Rover” pranë Shkollës së Muzikës në Fier, teksa po kalonte rrugën. Për shkak të plagëve të rënda, ai u transportua fillimisht në Spitalin e Fierit dhe më pas në Tiranë, ku për ditë të tëra luftoi për jetën në kujdesin intensiv – betejë të cilën nuk e fitoi.

Por për shumë shqiptarë, Kreshniku nuk ishte thjesht një viktimë aksidenti. Ai njihej si babai i Nikitës, vajzës së vogël 10-vjeçare që ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj dhe ëndrrën për t’u bërë këngëtare. Kreshniku ishte gjithmonë pranë saj në çdo studio televizive, duke i dhënë mbështetje të pakushtëzuar.

“Është ëndrra e saj dhe unë do përpiqem t’ia plotësoj”, kishte thënë ai dikur në një intervistë, duke prekur zemrat e publikut me dashurinë dhe përkushtimin e tij si prind.

Në rrjetet sociale, dueti i babait dhe vajzës në TikTok kishte tërhequr shumë ndjekës dhe dashamirës. Ata ndanin momente të veçanta, me Nikitën që këndonte dhe Kreshnikun që e shoqëronte me krenari dhe dashuri.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar të miturin që shkaktoi aksidentin, i cili po hetohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi lëvizte pa patentë.

Humbja e Kreshnikut është një tragjedi jo vetëm për familjen, por për të gjithë ata që njohën historinë e tij dhe të vajzës së tij të talentuar. Shqipëria sot vajton një baba, një shembull përkushtimi dhe dashurie.

Related posts

SHBA rrëzon dronin iranian pranë aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln

dardanianews

Nines së vogël i duhet ndihmuar për tu shëruar

dardanianews

Zbulohet mashtrimi: Mërgimtari thotë se nuk i dërgoi 50 mijë euro, e as biri 70 mijë euro për fondin e Qeverisë Kurti

dardanianews