December 24, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Big Brother VIP Kosova 4 pritet të nisë më….?

Përgatitjet për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova kanë filluar dhe sipas burimeve pranë programit, nisja e spektaklit mund të ndodhë më 31 tetor.

Producente e këtij edicioni do të jetë Olsa Muhameti, ndërsa prezantimi do t’i besohet sërish Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, si në edicionet e mëparshme.

Zgjedhjet komunale në Kosovë që do të mbahen më 12 tetor kanë bërë që nisja e programit të shtyhet pak, dhe sipas planit aktual, BBVK 4 do të fillojë në fund të muajit tetor.

Ndërkohë, ende nuk janë zbuluar emrat e banorëve që do të jenë pjesë e këtij edicioni, ndërsa fansat e spektaklit presin me padurim të mësojnë kush do të hyjë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Përndryshe fitues i edicionit të tretë u shpall boksieri Drilon Rama, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Ky edicion pritet të sjellë surpriza të reja dhe dinamika të forta mes banorëve, duke rikthyer audiencën përpara ekranit. /Telegrafi/

Related posts

Sondazhi i javës: 46 për qind e lexuesve të Telegrafit zgjedhin emrin që duan të largohet këtë javë nga Big Brother VIP Kosova

dardanianews

Edhe pse me Leon, Lela bën këtë veprim ndaj Drilonit!

dardanianews

A jeni gati për një super-bashkëpunim? Luizi, Bardhi e Ermal Fejzullahu bëhen bashkë për një hit

dardanianews