July 18, 2026
DardaniaNews
HistoriLajme

Gazetari e zbulon për herë të parë, cila ishte fjalia që Azem Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej

Gazetari Ferdinand Dervishaj ka folur për vrasjen ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari jashtë selisë së Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Real Story”, Dervishaj zbuloi se cila ishte fjala e fundit që Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej nga ky i fundit.

“U takuam edhe një herë,”- kjo ishte fjala e fundit e Azem Hajdarit kur u takua me Fatmir Haklajn në 12 shtator 1998, dhe më pas sipas dëshmitarëve nxorri armën.

Mbrëmjen e 12 shtatorit, Fatmir Haklaj i shoqëruar nga Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu, shkoi para selisë së PD-së. Sipas Mulosmanit, kishin shkuar për të takuar një mikun e tyre nga Tropoja. Por jashtë kishte dalë deputeti Hajdari bashkë me dy truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza.

(k.m/dosja.al)

Related posts

Doris Pack Mësim LDK-Së: Rezistoni Egoizmit Të Grenellit Dhe Trumpit, Rugova nuk do të Dorëzohej!

dardanianews

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

dardanianews

Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit

dardanianews