April 24, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Arrestohet Fatmir Sheholli, dyshohet për spiunazh

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.
Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.
Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar republikën tonë dhe progresin e saj.
Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, shkruan Sveçla në njoftim./Indeksonline

Related posts

Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë!

dardanianews

Pardew: E këshillova Thaçin që shkëmbimi i territoreve është një hile që s’të çon askund, ai e injoroi këtë

dardanianews

E dhimbshme: Ky është 47-vjeçari që vdiq mbrëmë në aksidentin e rëndë në Veternik

dardanianews