October 18, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me shumë ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas humbjes së vëllait të tij, Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra,” – shprehet ajo me lot në sy në fragmentin e publikuar.

Xheneta ishte e pranishme edhe në varrimin e Eldionit, duke treguar mbështetje për Gjestin në një moment të vështirë.

Pas ngjarjes, ajo bëri apel publik që njerëzit të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia, duke kërkuar respekt dhe mëshirë për dhimbjen e familjes.

Related posts

Driloni dhe Sara kapen mat në rrugët e Tiranës

dardanianews

Gjesti – Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

dardanianews

Pas puthjes me Bucin, konkurentes së “Përputhen” i zbulohet romanca jashtë

dardanianews