14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Gati BBVK, Olsa ndan detaje nga shtëpia!

Olsa Muhameti, producentja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndezur rrjetin me një postim të ri në “Instagram Story”, duke konfirmuar se përgatitjet për sezonin e katërt tashmë janë pothuajse në përfundim.

Në postimin e saj, Olsa ka ndarë një foto shoqëruar me mbishkrimin:

“Ohhh mezi po presim dhe ne, mos mendoni vetëm ju. BBVK 4 loading…”,

duke lënë të kuptohet se projekti më i madh televiziv në Kosovë po afrohet me shpejtësi.

Ky reagim ka mjaftuar që fansat e spektaklit të shpërthejnë me entuziazëm në rrjete sociale.

Ndjekësit e programit shprehin padurimin për të zbuluar datën e nisjes dhe emrat e banorëve të rinj që do të hyjnë në shtëpi.

Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me shumë sukses, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe duke sjellë një sërë momentesh që u kthyen në meme, debate e tema të përditshme në rrjet.

Një gjë është e sigurt — pas këtij paralajmërimi, “BBVK 4” tashmë është në qendër të vëmendjes, dhe publiku mezi pret të shohë se kush do hyjë brenda shtëpisë më të madhe në vend. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

“Big Brother VIP” rikthehet përsëri këtë muaj, ja surpriza që ka përgatitur produksioni

dardanianews

Vesa pranon hapur se ka simpati për këtë djalë në shtëpi, filloi drama

dardanianews

Policja më e bukur shqiptare: Meshkujt më lusin t’i futi..

adminkosova