28.7 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Moti

Parashikimi i motit për të premten, 24.10.2025

Të premten parashikohet që në orët e para të 24-orëshit si dhe në orët e mëngjesit të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Menjëherë pas reshjeve pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës lokalisht me vranësira të pjesshme dhe me mundësi për ndonjë reshje të izoluar.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-56 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C. /MeteoKosova/

Related posts

Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperatura

dardanianews

Pas vapës vijnë stuhitë, paralajmërohen rrebeshe me rrufe në të gjithë vendin

dardanianews

Priten stuhi e shkarkime rrufesh, në mungesë të radarit nuk dihet cilat vende të Kosovës mund të goditen

dardanianews