November 13, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Mos aksidentalisht u zbulua data e BBVK 4?

Një detaj i papritur nga bashkëpunimi i stafit të “Big Brother VIP Kosova” me ekipin italian të “Grande Fratello” në Romë, ka ndezur spekulimet për datën e nisjes së edicionit të katërt të shumëpritur të BBVK.

Moderatori e autori Alaudin Hamiti dhe producentja ekzekutive Olsa Muhameti, janë parë në ambientet e shtëpisë së “Grande Fratello” në Romë, si pjesë e shkëmbimit të përvojave mes dy produksioneve. Gjatë kësaj vizite, një “story” e publikuar nga Olsa Muhameti ka kapur vëmendjen e fansave të formatit.

Në videon e shkurtër, dëgjohet dikush nga stafi italian i “Grande Fratello” që e pyet Alaudinin për datën e nisjes. Përgjigjja e Alaudinit është: “3 apo 7 Nëntor”, duke lënë të kuptohet se këto mund të jenë datat e mundshme të fillimit të “Big Brother VIP Kosova 4”.

Ky detaj i regjistruar aksidentalisht gjatë bashkëpunimit jashtë vendit po bën xhiron në rrjetet sociale dhe po interpretohet si data e zbuluar e fillimit të reality-show-t më të ndjekur në Kosovë.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova”, por data 3 ose 7 Nëntor tashmë është bërë temë diskutimi, duke shtuar edhe më tej entuziazmin për nisjen e edicionit të ri. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Vesa Vllasaliu thyen heshtjen tregon nëse është në lidhje me Don Xhonin

dardanianews

Luiz Ejlli bëhet bashkë me Flori Mumajesin, balada që do prekë zemrat e shqiptarëve

dardanianews

Arta Bajrami, pjesë e Big Brother? (VIDEO)

dardanianews