February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Xheneta shfaqet me bluzën e Gjestit? Detaji që po bën ‘lëmsh rrjetin’

Nata e mbrëmshme solli publikimin e baladës më të re “Haram” nga Adri & Iliriana, që menjëherë u bë temë në rrjete sociale.

Por këtë herë, jo vetëm për muzikën, por për një detaj që s’u shpëtoi ndjekësve.

Në videoklip shfaqet ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu.

Në disa skena emocionale, Xheneta shfaqet duke qarë dhe duke mbajtur në duar një bluzë të zezë.

Ishte pikërisht kjo pamje që ndezi rrjetin dhe plasën dyshimet tek fansat.

Sipas tyre bluza që Xheneta mban në duar, është e njëjta bluzë që dikur i përkiste Gjestit, ish-banorit me të cilin ajo krijoi një lidhje gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Mjaftoi ky dyshim i fansave dhe komentet nisën menjëherë nëpër rrjete sociale.

“Ajo është bluza e Gjestit, s’e heq nga duart!”

“Mos janë takuar pas daljes nga Big Brother?”

“Xheneta ende e ruan si kujtim?”

Megjithatë, disa të tjerë shprehën në komente se ndoshta bëhet fjalë vetëm për një rastësi dhe se “është thjesht një bluzë, pa ndonjë kuptim të fshehtë”.

Xheneta deri më tani nuk ka reaguar ndaj këtyre dyshimeve, por fansat presin nëse ajo do të thotë diçka në vijim për gjithë këtë situatë që ‘bëri lëmsh’ rrjetin. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

LEONORES I PUBLIKOHET NJË FOTOGRAFI, VESHJA E SAJ PROVOKUESE MERR VËMENDJEN!

dardanianews

Kaq kohë pas ndarjen nga burri, Violetë Kukaj merr vendimin e madh

dardanianews

Zbulohen më shumë detaje rreth lidhjes së Eglës jashtë shtëpisë së “BBVIP”?

dardanianews