January 22, 2026
DardaniaNews
AktualeAnalizaLajme

Kush është Lista “Guxo” dhe kujt i bën moral?

Kush është Lista “Guxo” dhe kujt i bën moral? Ata që dikur u larguan nga LDK-ja me arsyetimin se “nuk kishte demokraci e konkurrencë”, sot janë strehuar nën hijen e një autokrati me bindje marksiste-staliniste si A. Kurti. Një lider që ka centralizuar partinë dhe e ka kthyer në një përzierje të të gjitha ekstremave – nga PDK e AAK, deri te rrymat islamiste – duke larguar bashkë themeluesit dhe zërat racionalë si Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti e Dardan Molliqaj. Në këtë parti kanë ndodhur edhe sulme ndaj institucioneve e organeve të rendit, përfshirë policinë e Kosovës. Pikërisht me këtë subjekt, Lista “Guxo” zgjodhi të bëjë aleancë politike, duke u shkri në mbështetje të ideologjisë së Rexhep Qosjes dhe Adem Demaqit – dy figura që kanë qenë hapur kundër frymës Rugoviane. Shkuarja e disa figurave të zhgënjyera nga LDK në Vetëvendosje mund të mos ketë qenë befasi, por bashkëpunimi i tyre i sotëm me të akuzuar për krime lufte është paradoksal. Ata bashkëudhëtojnë me Rexhep Selimin e Fatmir Limaj të akuzuar në Hagë për vrasje politike dhe të dyshuar për plagosjen e rëndë të luftëtarit të LDK-së, Fetah Rudi. Kjo është e njëjta VV që dikur e quajti “tradhti” pjesëmarrjen e Hashim Thaçit në varrimin e Presidentit Rugova, dhe që në kohën e Shpend Ahmetit si kryetar i Prishtinës votoi për heqjen e shtatores së Rugovës nga sheshi i Prishtinës. Madje, në atë kohë, Rugova cilësohej nga ta si “tradhtar” që “nuk meritonte as varr, e lë më nderim”. Sot, disa figura të Listës “Guxo” u shitën lirë për disa poste e privilegje, duke përdhosur orientimin e tyre Rugovist dhe duke u strehuar nën sqetullat e Albin Kurtit,Glauk Konjufcës, Dejona Mihajlit. Ky nuk është moral – është imoralitet politik. Nuk është institucionalizëm – është luftë e pastër për pushtet, me çdo mjet dhe mënyrë! Ironikisht, këta sot e akuzojnë LDK-në për bashkëpunim me PDK-në e AAK-në, ndërkohë që vetë VV-ja mban lidhje me të akuzuarit në Hagë dhe u ndan miliona euro nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e tyre. Takime “gjysmë sekrete”, vizita në Hagë dhe maska politike – ky është realiteti i tyre. Në vitin 2022, vetë kryeministri Kurti i kishte shkruar Gjykatës së Hagës, duke ofruar garanci për lirimin e të dyshuarve për vrasje politike. Ka familjarë të viktimave të atyre vrasjeve – të Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Smajl Hajdaraj,Xhemail Mustafës e të tjerë – që u mashtruan duke besuar se VV po ndihmonte drejtësinë. Por letra e Kurtit dëshmon të kundërtën: ai kërkonte lirimin e të akuzuarve, jo zbardhjen e krimeve. Dhjetëra miliona euro janë ndarë për të dyshuarit, ndërsa asnjë cent për familjet e viktimave që ende kërkojnë drejtësi. Nëse këto krime nuk zbardhen, ato do të mbeten njollat më të zeza të historisë sonë të re. Unë, si anëtar dhe drejtues i LDK-së, kam pasur vërejtje, reagime e pakënaqësi në periudha të ndryshme – por kurr nuk mendova ta braktis. Zgjodha të qëndroj dhe të luftoj nga brenda, sepse kalaja nuk shahet për ndonjë tjegull të thyer apo për ndonjë individ që keqpërdor pozitën. LDK-ja është shtëpia jonë politike – ajo rregullohet, forcohet dhe mbrohet, nuk braktiset! E ju të “Guxo”-s, që sot dëshmoni varësi totale ndaj Kurtit dhe VV-së, pyesni veten: Me kë po bashkëudhëtoni? Me kundërshtarët e Presidentit Rugova? Me ata që provuan t’ia heqin shtatoren nga sheshi? Me nxënësin e R. Qosjes dhe A. Demaqit – Albin Kurtin? Me Glauk Konjufcën që ka qenë pjesë e SHIK-ut. Me Rexhep Selimin, që ka organizuar atentate ndaj LDK-së? Të paktën ata të PDK-së sot janë në burg – dhe le të marrin dënimin e merituar për vrasjet politike. E ju, vazhdoni me “Binin” tuaj, me këtë mashtrim politik që e quani “ndryshim”, kulti i juaj është pushteti o të pa udhë,pushteti ju ka vërbuar dhe historia nuk do t’ju falë!

Me respekt,

Oso Ferizi 07.11.2025

Related posts

Vazhdon trendi pozitiv, sonte numri i të shëruarve trefish më i lartë se i të infektuarve

dardanianews

Kosovarët të hënën duhet t’i fikin të gjitha dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta

dardanianews

Naim Abazi thotë se është si Iniesta, shikojeni çka bën me top

dardanianews