Reperi i njohur Stresi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e njohur kosovar “Prive”, ku si gjithmonë nuk ka munguar për deklarata të forta dhe pa filtra.

Në intervistën e tij, Stresi është vënë përballë disa pyetjeve “të nxehta”, përfshirë edhe atë që lidhej me ish-mikun e tij, reperin Jozefin Marku – Jozi, me të cilin prej muajsh ka pasur përplasje të forta publike.

Moderatori e pyeti drejtpërdrejt Stresin për marrëdhënien e tyre dhe për reagimin pas takimit të Jozit me babain e tij, Sali Lushaj, që u komentua si një gjest pajtimi.

Por përgjigjja e reperit i befasoi të gjithë.

“Unë nuk merrem me ta, unë i kam rrëzu vetë! Janë njerëz legena! Unë jam realist, nuk bëj lojëra për kamera. Unë flas drejt, kush më njeh, e di se çfarë jam!” – tha Stresi me ton të prerë.

Deklarata e tij ndezi menjëherë rrjetet sociale, ku fansat ndanë mendime të ndara – disa e mbështetën për sinqeritetin, të tjerë e kritikuan për gjuhën e ashpër.

Kujtojmë se pas “Big Brother VIP Albania”, konflikti mes Stresit dhe Jozit mori përmasa publike me akuza, ironi dhe statuse thumbuese nga të dyja palët.

Ndërkohë, takimi i fundit i Jozit me Sali Lushajn u interpretua si një shenjtëzim i paqes, por duket se Stresi nuk ka ndërmend ta zgjerojë dorën e pajtimit – të paktën, jo tani.