14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Lajme

Enver Malush Krasniqi nga Korisha e Prizrenit, ish–oficer i lartë në ushtrinë serbe, akuzohet se ishte personi që e qiti në pritë grupin e Muj Krasniqit

Sipas Esat Shalës, i njëjti ka marrë pjesë vetë në atë pritë, krah forcave serbe, natën kur u vra grupi dhe kur ranë shumë dëshmorë mes tyre edhe motra e tij dhe i fejuari i saj, Luani.
Esat Shala thotë se ky person sot jeton i qetë në Serbi, ndërsa familjet e të rënëve bartin plagët që nuk shërohen kurrë.
Ai deklaron se tradhtia nuk mund të mbulohet me heshtje, as me vite, as me frikë.
Në foton që ai ka publikuar, Esati qëndron pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies, në malet e Pashtrikut aty ku i humbi më të dashurit, aty ku kërkon drejtësi, aty ku zëri i tij nuk mund të shuhet më.
Kjo është akuza e tij. Dhe ai thotë se të vërtetat e hidhura duhet të dalin.

Related posts

Lajmi fundit: Tërmet në Kosovë

dardanianews

Raketa që rrëzoi avionin luftarak amerikan “F-15” mbi Iran ishte kineze! Pekini furnizoi Teheranin para sulmit edhe me radarë

dardanianews

Izetbegoviq e çon në këmbë Serbinë, kështu e quajnë deklaratën e tij

dardanianews