5.8 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Pamjet, kështu dukej Bia dikur, përpara ndërhyrjeve

Bia Khalifa është padyshim një nga personazhet më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4.

Mbrëmjen e djeshme, ajo u vendos në një pozitë të vështirë emocionale, pasi babai i Toney-t hyri brenda shtëpisë për t’i kërkuar të birit të distancohej përfundimisht nga ajo.

Kjo situatë ka trazuar ujërat brenda dhe jashtë shtëpisë, por vëmendja e publikut është kthyer sërish edhe tek e shkuara e banores. Bia, e cila nuk e ka fshehur kurrë faktin që ka kryer ndërhyrje të shumta estetike për të arritur pamjen që ka sot, dikur dukej krejt ndryshe.

Në rrjet po qarkullojnë imazhe të saj para transformimit drastik. Me tipare më të ëmbla, flokë të kuqërremtë dhe një bukuri natyrale, fotot dëshmojnë se Bia ka qenë një vajzë shumë simpatike edhe para se të vendoste të ndryshonte rrënjësisht.

Edhe pse sot ajo identifikohet me një imazh “bombastik” dhe ekstravagant, shumë mendojnë se ajo ka qenë “yll” e bukur edhe në versionin e saj origjinal.

Shikoni fotot për të bërë krahasimin: Bia dikur vs. Bia sot. /Prive By Liberta Spahiu

 

Related posts

A po fillon diçka në mes Meritonit dhe Rikes? (VIDEO)

dardanianews

Pas ndarjes nga Meritoni, kush është mashkulli që po e shoqëron Ilnisën nga pas

dardanianews

E krahasojnë me Ilnisën, reagon Olta Gixhari

dardanianews