13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Anisa, pjesë e sezonit të ri të Big Brother VIP Albania 5?

Ish-banorja e sezonit të kaluar të Big Brother VIP Kosova, Anisa, ka trazuar së fundmi ndjekësit e saj me disa sinjale që lënë vend për shumë interpretime.

Gjithçka nisi në rrjete sociale, ku Anisa postoi një foto të librit të famshëm të George Orwell, “1984” – vepra mbi të cilën bazohet vetë koncepti i formatit “Big Brother”. Ky detaj mjaftoi që të krijohej përshtypja se ajo ndoshta nuk e ka mbyllur kapitullin me reality show-t.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë gjatë ftesës së saj të fundit në podcast-in “Shok” me Fisnik Junikun. Gjatë bisedës, Fisniku nuk ngurroi ta ngacmonte rreth zërave për një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e Shqipërisë.

“A është e vërtetë që të kanë thirrë në Big Brother Albania? Nejse, se vet na kallxove,” – u shpreh me humor Fisniku.

Reagimi i Anisës? Ajo zgjodhi të mos kthente një përgjigje verbale, por mbeti e heshtur duke ngritur vetullat lart në mënyrë domethënëse – një veprim që shpesh në showbiz përkthehet si një “po” e heshtur ose “prisni dhe shihni”.

E pyetur më tej nëse do të hynte sërish në një format të tillë, Anisa ishte e prerë: “Po, pse jo.”

Biseda u mbyll me një konkluzion nga moderatori: “Domethënë po hyn në Shqipëri pas nja dy jave,” batutë të cilën Anisa e kaloi vetëm me të qeshura, duke mos e mohuar kategorikisht.

Mbetet për t’u parë nëse “Vëllai i Madh” në Tiranë do të jetë stacioni i radhës për Anisën. /Prive By Liberta Spahiu

 

Related posts

Të famshmet tona që nuk i duan tatuazhet

dardanianews

“Ik se je tu më mërzit, rri këtu mos gabu mu qu”, çka po ndodhë mes Santianës dhe Bucit?

dardanianews

Nuk ka këngëtare shqiptare që guxon ta bëjë këtë që e bëri Beatrix Ramosaj

dardanianews