1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Moti

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herë shtrëngatat afatshkurtra.

Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Temperaturat maksimale pritet të arrinë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Related posts

Natë kritike në Kosovë, Kurti del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

dardanianews

I ftohti polar prek Mesdheun, reshje shiu dhe ulje temperaturash edhe në Shqipëri

dardanianews

Ulja e temperaturave, bie dëbora e parë në Ballkan

dardanianews