23.5 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

‘Nuse’, familja e Edit me reagim pas kthimit të Dolces në BBVK

Ndarja e shkurtër mori fund mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Dolce u rikthye në shtëpinë ku nisi rrugëtimin e saj, vetëm një javë pasi kishte qëndruar si e ftuar speciale në edicionin Italian të Grande Fratello.

Rikthimi i saj ishte një surprizë e këndshme si për banorët, ashtu edhe për publikun, duke sjellë energji të re në lojë.

Ky rikthim emocionues nuk kaloi pa u komentuar edhe nga familjarët e partnerit të saj, Edit.

Menjëherë pas hyrjes së Dolcës, ata shfrytëzuan platformën e Instagram Story për të shprehur gëzimin dhe mbështetjen e tyre.

Në një postim të shpërndarë, u theksua bukuria dhe paraqitja e saj, shoqëruar me mbishkrimin: “E bukur na ka dal nusja, marshallah, marshallah”, duke dëshmuar mirëseardhjen e ngrohtë që i bëri familja e Edit për rikthimin e saj pranë Edit.

Përveç familjarëve, edhe partneri i saj, Edi, shprehu gëzimin e tij të papërmbajtur për kthimin e Dolcës në shtëpinë e BBVK.

Rikthimi i saj pritej me padurim nga ai, dhe emocionet ishin të dukshme kur të dy u ribashkuan pas disa ditësh qëndrimi larg njëri tjetrit. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Melinda Ademi shfaq të pasmet bombastike nën dush |FOTO

dardanianews

Ky bukurosh gjeti qetësi këtë vikend pranë Leonora Jakupit

dardanianews

Sondazh kokë më kokë: Kush e fiton BBVA4?

dardanianews