30 C
New York
July 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Joz Marku rikthehet në BBVA me këtë rol?

Emri i Joz Markut ka qenë ndër më të përfolurit së fundmi në mediat rozë, duke u përmendur si një nga opinionistët e mundshëm që do t’i bashkohet panelit të emisionit “Big Brother VIP Albania Fan Club”.

Për shkak të kuriozitetit të madh të publikut, vetë këngëtari foli për këto thashetheme, por duke zgjedhur të lë ende mister mbi pjesmarrjen e tij.

Jozi, foli gjatë një telefonate live në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u vendos përballë pyetjes së drejtpërdrejtë në lidhje me angazhimin e tij.

Përgjigjja e tij ishte enigmatike dhe la shumë vend për interpretime nëse ai do të ketë rolin si opinionist në BBVA Fun Club.

Në vend të një po-je apo jo-je të prerë, Joz Marku dha një përgjigje që e bëri edhe më interesant pozicionin e tij.

Ai gjatë telefonatës u shpreh: “Fillimisht urime dhe suksese për kolegen. Edhe jam edhe s’jam. Akoma nuk kam firmos ndonjë kontratë, më mirë pyetni Franceskën,” duke iu referuar ish-banores dhe tashmë opinionistes së konfirmuar të Fan Club, Franceska Muratit.

Kjo deklaratë la të kuptohet se bisedimet janë në zhvillim e sipër dhe se emri i tij mbetet një mundësi e fortë. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Çka pritet të ndodhë sonte në natën ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova?

dardanianews

Ja pse femrat e plota kënaqen më shumë në seks

dardanianews

Çfarë po ndodhë në Big Brother – Santiana e mbulon me puthje Bucin në tërë trupin

dardanianews