Pak ditë para zgjedhjeve të vendit, partitë politike kanë filluar fushatën e tyre me premtime. Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për vendimet e saj në sektorin e teknologjisë dhe pagave, duke theksuar se qytetarët janë dëmtuar.
Ai gjithashtu prezantoi programin e AAK-së për investime, tatime dhe zhvillimin ekonomik, duke premtuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe rinisë.
“Po çfarë ka bërë Kurti? Me një status në Facebook u
lavdërua se si Kosova ka arritur suksese në teknologji, por e
dini çfarë bëri me njerëzit e parë? Ua zvogëloi rrogat
inxhinierëve dhe specialistëve të teknologjisë informative,”
tha Tahiri.Ai theksoi se AAK-ja me programin e tyre do të
rrisè pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka përcaktuar
qartë pagat minimale në programin e saj.
“Ne i kemi dyfishuar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Fati ynë është që dimë ku kemi gabuar; paga mesatare
është e përcaktuar në program dhe është e kalkuluar. Paga
minimale do të jetë 500 euro, ndërsa mesatarja do të jetë
1100 euro. Do të bëjmë gjithashtu zvogëlim të kostos së
energjisë. Dhe nëse bëhem deputet, është zotim publik që
do të nis diskutime për tërheqjen e një pjese të taksave,”
shtoi ai. Tahiri foli edhe për investitorët dhe diasporën.
“Ne zotohen në programin tonë se do të kemi zero tatim
për investime nga diaspora, dhe investitorët që vijnë nga
diaspora për hapjen e bizneseve do të jenë të liruar nga
TVSH-ja për pesë vjet,” tha ai.
Duke folur për perceptimet e qytetarëve rreth diasporës, Tahiri theksoi:
“Njerëzit këtu mendojnë se ata në diasporë po kënaqen, por e vërteta është ndryshe. Ata kanë sigurim shëndetësor dhe shkolla të mira, por jeta nuk është e lehtë. Ne duhet t’ua
tregojmë këtë realitet rinisë tonë,” përfundoi Tahiri.

