June 27, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Egli Tako ka një këshillë për banorët e BBVA 5: “Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…”

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP”, është rikthyer në vëmendje me disa këshilla të forta për banorët e rinj të BBVA 5.

Duke u nisur nga eksperienca e saj personale, ku spikati romanca e krijuar me Gjestin, Egli ka folur hapur për strategjinë dhe ndjenjat.
Në një bisedë në programin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë banorët është të shtiren.

“Të mos sjellin një personazh të bërë, të jenë vetja e tyre me të gjitha të mirat dhe të metat, sepse kështu njerëzit e kanë më të lehtë të identifikohen,” u shpreh ajo.

Por, momenti më interesant ishte kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Egli pranoi se formati ka vërtetuar se ndjenjat aty janë reale. “Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Unë i këshilloj të gjithë që nëse e ndjejnë, ta bëjnë,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk e la pa përmendur një paralajmërim, që tingëlloi si një reflektim mbi historinë e saj të shkuar: “Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes! Kujdes po… por patjetër dashuroni”.

 

Related posts

Për shkak të pandemisë Covid-19, këngëtarët këtë vit nuk kanë qenë të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore ashtu siç janë mësuar viteve të kaluara. Por, këtë verë ata më shumë e kanë shfrytëzuar për të shijuar bregdetin dhe të kalojnë kohë më shumë me familjen e tyre, shkruan Indeksonline. Edhe këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi këto ditë të nxehta po qëndron në Ulqin. Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline shihet këngëtarja e veshur vetëm në bikini ashtu siç nuk e kemi parë kurrë më herët, pasi Edona njihet si një artiste që nuk e ekzagjeron me veshjen. Duke qenë nënë e dy fëmijëve, Edona dukej në formë të mirë dhe vazhdon të ruaj linjat e bukura të trupit./Indeksonline/

dardanianews

Dhunë në Big Brother VIP Kosova, reagon Alaudin Hamiti

dardanianews

Çfarë ndodhi? Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Françeska Murati ndahet nga bashkëshorti LAJMIFUNDIT /

dardanianews