April 24, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Alba dhe Limi nisin rutinën e mëngjesit së bashku

Shtëpia më e famshme në Kosovë ka mirëpritur një banor të ri, duke sjellë menjëherë emocione dhe tensione të forta. Regjisori Lim Hoti është futur zyrtarisht në Big Brother VIP Kosova, duke trazuar dinamikat brenda shtëpisë që në momentet e para.

Hyrja e tij nuk ka kaluar pa reagime, pasi Limi është ish-partneri i Albës, me të cilën kishte pasur një histori të bujshme gjatë pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në reality show-n “Ferma VIP”. Dyshja kishin qenë në një lidhje, e cila më pas kishte përfunduar mes polemikash, veçanërisht pasi Lim Hoti ishte përfolur se kishte nisur një raport me dikë tjetër.

Teksa mbrëmë Alba u pa nën lot për hyrjen e tij, sot si duket është me e qetë.

Ajo me Limin u panë duke nisur rutinën e mëngjesit së bashku.

Related posts

Olsa dhe Alaudini sjellin risitë e sezonit të katërt të BBVK-së

dardanianews

Juristja më seksi shqiptare provokon me një pozë të zjarrtë nga………shtr…

dardanianews

Edona ‘godet’ Lindën, zbulon se çfarë video të saj pa nga OnlyFans

dardanianews