July 26, 2026
DardaniaNews
Moti

“Dita më e ftohtë e janarit”, meteorologia: Ja sa do të ulen temperaturat

Sot shënohet dita më e ftohtë e muajit janar në Shqipëri. Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se moti do të jetë kryesisht me diell, por me temperatura ekstremisht të ulëta në të gjithë vendin. Sipas meteorologes, dita e sotme do të jetë dita më e ftohtë e janarit dhe ndoshta e gjithë dimrit 2025–2026, nëse shkurti nuk sjell masa ajrore më të ftohta.

Sipas saj në zonat malore, temperaturat minimale kanë zbritur deri në -12°C, ndërsa vlera negative janë regjistruar edhe në zonat qendrore dhe pjesën më të madhe të bregdetit.

“Në orët e mesditës, temperaturat do të mbeten nën zero në zonat malore, nga -4°C deri në -1°C, ndërsa në ultësirën perëndimore maksimumet do të variojnë nga 4 deri në 6°C, me jugperëndimin që arrin deri në 8°C”, tha Porja.

Era do të fryjë mesatare deri herë pas here e fortë, nga veriu dhe verilindja, duke e bërë ndjesinë e të ftohtit edhe më të fortë. Vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen në veri dhe lindje, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet e kthjellët.

Related posts

Ballkani me temperatura deri në 40 gradë, IKSHPK-ja thirrje për kujdes

dardanianews

🚨 ALARM në Kosovë! IHMK aktivizon nivelin portokalli, priten stuhi të fuqishme

dardanianews

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga e mërkura riga shiu e fjolla bore

dardanianews