November 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.

Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.

“Sugjerim për popullatën: Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës. Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës”, thuhet në njoftimin e institutit.

Related posts

Pak orë para natës Prime të Big Brotherit, Anita Haradinaj shfaqet në gjendje të ‘tmerrshme’

dardanianews

Ilnisa Agolli rrëfen lidhjen me Meritonin: Ishte një çast dobësie që s’do e përsërisja

dardanianews

Motra e Gjestit “çmend” rrjetin me poza provokative!

dardanianews