2.9 C
New York
March 15, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Publikohen materiale tjera, detaje të reja të skandalit sek*sual që tronditi Malin e Zi

Publikohen materiale tjera, detaje të reja të skandalit sek*sual që tronditi Malin e Zi

Një skandal seksual ka tronditur skenën politike në Malin e Zi, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto me përmbajtje intime, të cilat pretendohet se përfshijnë dy ish-zyrtarë të lartë shtetërorë – Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetit, dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin, duke shkaktuar debate të gjera publike dhe reagime politike, shkruajnë mediat

Tashmë janë publikuar edhe mesazhet mes dyshes së përfolur të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp.

Pajkoviq ka bërë kallëzime penale për shpërndarje të paautorizuar të përmbajtjes intime, ndërsa ka publikuar edhe pjesë të bisedave dhe audiopërgjime, sipas saj, ku Vukshiq i kishte bërë kërcënime për ekspozimin e materialit.

 

Skandali që po trondit Malin e Zi – pamje me përmbajtje eksplicite, përfshihen ish-këshilltari i presidentit dhe sekretarja shtetërore.

Nga ana tjetër, Vukshiq mohon përfshirjen e tij dhe pretendon se videoja është shpërndarë pa dijeninë e tij.

Ai gjithashtu ka bërë kallëzim penal kundër Pajkoviqit për tentativë shantazhi.

Skandali ka nxitur një debat të gjerë për mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë ligjore për shpërndarjen e përmbajtjes intime.

Sipas ligjit malazez, shpërndarja e paautorizuar e materialeve intime mund të dënohet deri në pesë vjet burg. /Telegrafi/

 

Related posts

Historia tragjike, Sara humb shokun, shpëton gruaja e tij

dardanianews

Gania publikon videon kur Santiana e kishte sharë me familje brenda shtëpisë së BBVK

dardanianews

Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi jonë është që ajo të jetë e fortë

dardanianews