12.2 C
New York
September 24, 2026
DardaniaNews
Lajme

Sot 1 Shkurti – Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

Një nga premtimet kryesore të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore ishte ekzekutimi i pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik, e cila sipas deklarimeve duhej të realizohej në fillim të vitit.

Megjithatë, procesi i rinumërimit të votave ka sjellë vonesa në certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe rrjedhimisht edhe në formimin e institucioneve të reja.

Burime të afërta me zhvillimet institucionale bëjnë të ditur se, përderisa institucionet ende nuk janë funksionalizuar plotësisht, në fillim të muajit shkurt nuk pritet të ketë ekzekutim të pagës së 13-të.

Zyrtarë qeveritarë nuk kanë dhënë ende një datë konkrete për realizimin e këtij premtimi, ndërsa mbetet të shihet nëse paga e 13-të do të përfshihet në vendimet e para të Qeverisë së re pas formimit të saj.

Related posts

“Nuk vi më këtu”/ Sidorela Gjoni i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se mos rrëzohesh

dardanianews

Ja kush janë pesë gjeneralët e mëdhenj ushtarakë, Skënderbeu një nga 5 gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

dardanianews

DIALEKTI GREK është një GJUHË SHQIPE, ARBËRESHE – E VËRTETA E SHQIPES NDËR VITE

dardanianews