15.8 C
New York
May 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Ndau burrin, dhe nisi jetën e lluksit të madh! Françeska Murati në lidhje të re? Kush është Bossi (Foto)

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, e cila gjatë eksperiencës së saj televizive njihej për diskrecionin rreth bashkëshortit, duket se tashmë e ka lënë pas krahëve të shkuarën dhe ka hapur një kapitull të ri rozë në jetën e saj.
Pas konfirmimeve të tërthorta për ndarjen përfundimtare – nga shpërngulja e saj në Tiranë me djalin, deri te deklarata virale se “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë” – Françeska ka surprizuar ndjekësit me postimin e fundit.Me nisjen e muajit shkurt, blogerja ka publikuar foto ku shfaqet në makinë, e buzëqeshur dhe me një buqetë masive trëndafilash rozë në sediljen e pasagjerit. Por më shumë se lulet, vëmendjen e ka marrë mbishkrimi i saj, i cili lë pak vend për dyshime.

“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit,” shkruan ajo.

Ky mesazh optimist, i shoqëruar me dhuratën romantike, është interpretuar gjerësisht si konfirmim se Françeska ka gjetur sërish dashurinë dhe lumturinë pas periudhës së vështirë të ndarjes.

Related posts

Për shkak të pandemisë Covid-19, këngëtarët këtë vit nuk kanë qenë të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore ashtu siç janë mësuar viteve të kaluara. Por, këtë verë ata më shumë e kanë shfrytëzuar për të shijuar bregdetin dhe të kalojnë kohë më shumë me familjen e tyre, shkruan Indeksonline. Edhe këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi këto ditë të nxehta po qëndron në Ulqin. Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline shihet këngëtarja e veshur vetëm në bikini ashtu siç nuk e kemi parë kurrë më herët, pasi Edona njihet si një artiste që nuk e ekzagjeron me veshjen. Duke qenë nënë e dy fëmijëve, Edona dukej në formë të mirë dhe vazhdon të ruaj linjat e bukura të trupit./Indeksonline/

dardanianews

Gani Gërmia dhe Edona James shpallen sërish të preferuarit e publikut

dardanianews

“Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të

dardanianews