15.8 C
New York
May 11, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rrëfimi rrëqethës i DJ Gimbos: Nuk e kam nënën, sakrifikoi jetën që të lindja unë, djalë i vetëm pas 6 motrave

Unë nënën nuk e kam” – rrëfimi prekës i DJ Gimbos trondit publikun
Një nga momentet më emocionale të këtij edicioni të Big Brother Albania ka ardhur nga DJ Gimbo, i njohur edhe si DJ i Gjestit. Gjatë një bisede të hapur me Selin, ai ka ndarë historinë më të dhimbshme të jetës së tij: humbjen e nënës në momentin që erdhi në jetë.
“Unë nënën nuk e kam. Nëna ime ka sakrifikuar të më lindë mua, sepse jam pas 6 çikave”, – është shprehur Gimbo, një fjali që ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe publikun përtej ekranit.
Sipas rrëfimit të tij, pas gjashtë vajzave, nëna e tij pranoi rrezikun ekstrem për të sjellë në jetë një djalë. Një sakrificë sublime, që i kushtoi jetën, por që i la Gimbos një barrë të rëndë emocionale, e cila e shoqëron edhe sot.
Ky moment ka lënë pa fjalë konkurrentët e tjerë dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë cilësuar nënën e tij si një heroinë dhe rrëfimin e DJ Gimbos si një nga historitë më prekëse të këtij sezoni.
Gjatë bisedës, Gimbo dhe Seli përshëndetën nga ekrani edhe motrën e tij, e cila feston sot 33-vjetorin, duke e bërë momentin edhe më emocional.

Related posts

Në pritje të ëmbël?! Dea Mishel gati për lindje,paraqitet në spital: “Urime Ledri Vula…”

dardanianews

Shumë shumë vite më i ri se ajo – publikohen pamjet e Mimoza Mustafës në krahët e një bukuroshi “adoleshent”

dardanianews

Zbulohet data e natës finale të BBVK2

dardanianews