10.5 C
New York
May 7, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Moment i rrallë, 16-vjeçari nga Kosova debuton te Bayerni

Artikull i përditësuar – Listës së gjatë të futbollistëve me rrënjë nga Kosova që kanë depërtuar deri në ekipin e parë të Bayern Munichut, i është shtuar edhe Erblin Osmani. Osmani debutoi të shtunën me ekipin e të rriturve te klubi i madh gjerman.

16-vjeçari e zëvendësoi Leon Goretzkan në mesfushë në minutën e 87-të, në fitoren e thellë 4:0 të Bayern Munichut ndaj Union Berlinit. 

Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane.

Me ekipin e parë të Bayern Munichut më herët kanë luajtur edhe Xherdan Shaqiri, Ylli Sallahi, Arijon Ibrahimoviqi, Leon Dajaku e Meritan Shabani. 

Tani kësaj liste iu shtua edhe Osmani që luan në pozitën e mesfushorit defensiv. 

Osmani është pjesë e Gjermanisë U16, ndërsa te Bayerni është prej vitit 2017. Bayernit iu bashkua nga të rinjtë e Milbertsh Youth. 

Ai ka luajtur në këtë edicion me U17 të Bayernit, ku është edhe kapiten. Ka paraqitje edhe me grupmoshën U19. 

Në 15 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, Osmani ka realizuar tri gola dhe i ka pesë asistime. 
Bayern Munichu në ndeshjen e së shtunës nuk pati telashe. Dy herë shënoi në pjesën e parë, me realizator Michael Olisen në minutën e 43-të dhe Serge Gnabryn në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Harry Kane shënoi katër minuta pas pushimit, ndërsa Gnabry me tjetër gol në minutën e 67-të, e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Bayern Munichu në pozitën e parë prin bindshëm me 70 pikë, ndërsa Union Berlini në mesin e tabelës i ka 31 pikë

Related posts

Gazeta austriake zbulon skenarin e rrëzimit të Kurtit, fajëson Grenellin dhe tregon se çka do të ndodh me Thaçin në Speciale

dardanianews

Gania paralajmëron largimin nga shtëpia e BBVK të hënën

dardanianews

Gjukanoviç: Vuçiq kërkon të krijojë “Serbinë e Madhe”, pasi humbi Kosovën kërkon ta kompensojë me Malin e Zi

dardanianews