June 24, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

VIDEO/ Ish deputetja e PD: Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, ka bërë një deklaratë që pritet të hapë debat në opinionin publik, duke kërkuar ligjërimin e prostitucionit në Shqipëri.

Në një qëndrim publik, Nebiaj theksoi se fenomeni duhet trajtuar si një realitet ekzistues dhe jo si një çështje e stigmatizuar, duke sugjeruar ndërhyrje ligjore që do të garantonin më shumë kontroll dhe mbrojtje për personat e përfshirë.

Ajo apeloi që çdo nismë ligjore të mos fokusohet vetëm te nevojat e burrave, por të marrë në konsideratë edhe gratë, të cilat sipas saj kanë po ashtu nevoja për përmbushje seksuale dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në këtë diskutim.

Nebiaj, e cila në skenën politike konsiderohet si një zë me prirje progresiste, nënvizoi se një qasje moderne dhe realiste ndaj kësaj çështjeje do të ndihmonte në uljen e abuzimeve, trafikimit dhe informalitetit që lidhen me këtë sektor.

Related posts

Pak orë para natës Prime të Big Brotherit, Anita Haradinaj shfaqet në gjendje të ‘tmerrshme’

dardanianews

“Fenomeni Dubai” Producenti i “Logjikonomisë” i përgjigjet Benita Zanit e cila paralajmëroi padi për aktorët

dardanianews

Uaaa Turpi botes😳 Elijona eks*tohet gjate masazhes dhe leshon zera… Video

dardanianews