June 27, 2026
DardaniaNews
LajmeSport

Fat per Kosoven: Dy yjet e Turqisë mund të mungojnë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Turqisë ndoshta do të luajë në finalen e play-offit ndaj Kosovës pa dy yjet si Hakan Calhanoglu e Merih Demiral.

Të dy futbollistët turkë po kanë probleme me lëndime dhe nuk kanë stërvitur të shtunën me skuadrën.

Siç raporton HT Sport, ka më shumë shpresë që ylli i Interit të rikthehet, por gjasat janë tepër të ulëta për Demiral.

“Zeki Çelik ka stërvitur me ekipin dhe është në gjendje që të zhvillojë ndeshjen. Hakan Calhanoglu dhe Merih Demiral kanë bërë punë individuale”.

“Është vështirë që Merih të luajë në këtë ndeshje, ndërsa Hakan pritet të jetë gati për lojë”, raportoi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse ndonjë nga dy lojtarët do të rikthehet me ekipin para se Turqia të udhëtojë për në Prishtinë të hënën.

Kujtojmë, finalja e play-offit do të zhvillohet këtë të martë nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Related posts

Puthje në buzë në fushën e blertë, Ronaldo me një mashkull çmend rrjetin

dardanianews

Publiku eleminoi Besin – Syla: Publiku kosovar ka zgjedhë Agim Bahtirin, normal që rrëzon Besin

dardanianews

Flet babai i vëllezërve Hajrizi: Artani është në Gjermani, Fatoni ia ka vjedhë pasaportën

dardanianews