24.9 C
New York
June 2, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Lajmi fundit: Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht

Ministri i Jashtëm i Iranit duket se e ka shpallur Ngushticën e Hormuzit “plotësisht të hapur” për “periudhën e mbetur të armëpushimit”.Seyed Abbas Aragchi tha se masa do të përfshijë kalimin e “të gjitha anijeve tregtare” përmes ngushticës.

Postimi i plotë i Aragchit në X thotë:”Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”.

Megjithatë, duhet theksuar se Irani më parë ka deklaruar se ngushtica është e hapur për vendet që bashkëpunojnë me ushtrinë e tij.

Nuk është e qartë nëse bllokada amerikane e porteve iraniane vazhdon pas vendimit të Iranit.

Deklarata e Aragchit vjen në një kohë kur Keir Starmer dhe Emmanuel Macron kanë organziuar një takim me 40 udhëheqës të tjerë.Grupi do të diskutojë rihapjen e ngushticës. /Telegrafi/

Related posts

Xhavit Haliti thotë se LDK-ja e PDK-ja duhet të bëjnë koalicion të ri

dardanianews

Homazh në nderim për jetën dhe veprës madhore të Sali Çekajt

dardanianews

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

dardanianews