April 20, 2026
DardaniaNews
KulturëLajme

Sot është përvjetori juaj, Hero Salih!

Shkruan: Saim Tahiraj

Sot është përvjetori juaj, Hero Salih! Sa herë vijnë përvjetorët, sjellin dhimbje, mall, por edhe krenari. Na mungon shumë, Hero Salih. I mungon familjes, shoqërisë, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve, por më shumë se kurrë i mungon të vërtetës.Ju ishit vetë e vërteta mbi rezistencën e armatosur dhe luftën në Kosovë, andaj i mungoni të vërtetës, sepse vetëm përmes jush mund të shpjegohet kjo e vërtetë dhe të demantohet gënjeshtra e madhe që e trilluan “komandantët”. Kjo gënjeshtër po ia zë frymën Kosovës tash e 27 vite, dhe ajo është plotësisht e robëruar prej saj. Ah, sa ka nevojë Kosova jonë e dashur për lirinë e së vërtetës. Vetëm ju, me veprimtarinë tuaj të gjithmbarshme, mund ta sillni atë.Si politikan i kohës dhe drejtues i komunës së Deçanit, ishit krah mbështetës i fuqishëm i kërkesave gjithëpopullore. Ishit kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike në komunën e Deçanit. Si jurist me përvojë, ishit anëtar i Shoqatës së Juristëve të Deçanit, ku me guxim të pashoq harmonizuat statutin e komunës me Kushtetutën e Kaçanikut.Ishit veprimtar i palodhur dhe pjesë e strukturave drejtuese të degës së LDK-së në Gjermani. Bashkëorganizator i grupeve të para që ushtruan në Surrel, si dhe komandanti i parë që i printe skuadrës prej 32 ushtarëve të armatosur që thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Koordinuat luftën guerile me udhëheqjen politike, me trurin e lëvizjes sonë, prof. Fehmi Aganin. Me sukses drejtuat shumë aksione guerile me njësitin gueril të Deçanit dhe koordinuat punët me njësitë tjera guerile në Kosovë.Me fillimin e luftës, ishit përkrah MMRK-së, kolonel Ahmet Krasniqit, dhe me grupin tuaj u bëtë krah i fuqishëm i tij. Ishit bashkëideator i pastrimit definitiv të kufirit famkeq shqiptaro-shqiptar, deri në rënien heroike më 19 prill – ditë e dhembjes së madhe, por edhe e krenarisë së madhe. Pikërisht këtu u përmbyll vazhdimësia juaj me këtë kufi: e filluat më 1991 dhe e përmbyllët më 1999.I gjithë ky bagazh i madh i veprimtarisë suaj ju bën figurën më të veçantë, më unike dhe më të respektuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Sot ju respektojnë dhe përkulen edhe ata që ju fyenin përmes pamfletit të LPK-së “Zëri i Kosovës”, edhe ata që ju penguan dhe fyen në luftë, të dirigjuar nga shtabi i LPK-së. Kjo është madhështia juaj, Heroi ynë – kur edhe kundërshtarët më ekstremë politikë përulen para veprës suaj madhore.Ju jeni e vërteta për rezistencën e armatosur, ju jeni e vërteta mbi luftën, ju jeni e vërteta e kombinimit të Lëvizjes Paqësore me Rezistencën e Armatosur, si filozofi politike e Presidentit Rugova. Kush përpiqet t’i ndajë këto dy anë të medaljes gabon shumë rëndë, sepse ato janë të farkuara mes veti fuqishëm ndër beteja të mëdha historike.Lavdi, Heroi ynë!

Related posts

Grenell e mbështet mbajtjen e seancës plenare për mocion

dardanianews

LDK e Diasporës: Jemi pro themelimit të Qeverisë së re pa zgjedhje, me AAK e Nisman

dardanianews

Vdes në moshën 78 vjeçare Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë në ekzil

dardanianews