24.9 C
New York
June 19, 2026
DardaniaNews
Lajme

RAMA KËRCĚNON ELISEN ME PERJASHTIM: MOS BËJ DRAMA, DO JESH ZI PERBALLĚ NESH!

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist është raportuar një moment tensioni mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, ku diskutimi është shoqëruar me tone kritike dhe paralajmërime për disiplinën brenda grupit.Sipas burimeve, Rama i është drejtuar Spiropalit duke thënë: “Te puna e partisë nuk mund të bëni drama… Partia ka dy ngjyra: bardhë e zi. Ose bardhë me ne, ose zi përballë nesh”, duke e lidhur reagimin e tij me qëndrime të shprehura më herët nga ajo në rrjete sociale. Ai mësohet të ketë paralajmëruar edhe mundësinë e përjashtimit nga grupi parlamentar.Po sipas të njëjtave burime, Spiropali ka kërkuar të replikojë gjatë mbledhjes, por nuk është lejuar të marrë fjalën, ndërsa Rama ka vijuar me kritika duke deklaruar se “investimi politik i PS-së dhe i tij personal nuk mund të vihet në pikëpyetje nga sjellje të përsëritura”, duke e mbyllur diskutimin me ton të prerë brenda grupit.

Related posts

Humb në plazhin e Golemit 4-vjeçarja Hana

dardanianews

Deklarata befasuese nga Tërmkolli: Kurti, kryeministri më i denjë deri më tani në bisedime

dardanianews

Dega e LDK-së për Gjermani: Ta ruajmë amanetin e presidentit historik dr. Ibrahim RUGOVA

dardanianews