10.6 C
New York
May 4, 2026
DardaniaNews
LajmeShqipëri

“Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne,” Alesia Balliu i përgjigjet Berishës: Pensionist politik non-grata! Nuk ke as burrëri e as turp

Në kulmin e debatit për garën e munguar të 23 majit për kryetarin e Partisë Demokratike, nga Dibra, Sali Berisha ka nisur një valë sulmesh ndaj demokratëve të përjashtuar prej tij nga gara, të cilat, Alesia Balliu i cilëson mashtrimet e një pensionisti politik të shpallur non grata.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu, një nga kandidatet për kreun e PD-së, së cilës iu ‘mbyll dera’, thotë se Berisha nuk ka as burrëri e as turp në turin e tij të thashethemeve me qëllim, mohimin e kontributit të demokratëve.

“Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne! Sali Berisha ka nisur edhe sot të njëjtën valë sulmesh dhe të pavërtetash ndaj demokratëve. Një pensionist politik, i shpallur “non grata”, që vijon turin e thashethemeve dhe mashtrimeve për të zbehur dhe mohuar kontributin tonë në çdo cep të Shqipërisë. Në Dibër të moçmit thonë “Mashtrimi ta ul burrnine’, turpi ta nxin faqen.” E sot, Sali, ti nuk ke më as burrëri e as turp — dhe këtë po e kuptojnë çdo ditë e më shumë demokratët dhe shqiptarët” shkruan Balliu në Facebook

Related posts

Gazetari nga Tirana fyen kosovarët: Ju nuk përdorni vajin e ullirit, ende jeni të pleskavicave dhe lakrave

dardanianews

Kjo është ministria kampione e pagesave të jashtëligjshme dhe parregullsive në prokurim

dardanianews

LAJM I MIRË: Lirohet nga spitali foshnja 5 muajsh nga Kamenica e prekur me koronavirus

dardanianews