May 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Rozana befason me veprimin për gruan e MC Kreshës

Pas rikthimit të vëmendjes te MC Kresha dhe Rozana Radi, pas përballjes së tyre televizive, zhvillime të reja janë vënë re gjatë javës në rrjetet sociale. Rozana ka bërë një veprim mbështetës në llogarinë e saj në TikTok, duke filluar të ndjekë faqen zyrtare të “Meraki”, markës që menaxhohet nga bashkëshortja e reperit, Erzina.

Krahas këtij veprimi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit edhe një video nostalgjike nga dueti i saj i njohur me Kreshën, “Jaba Daba Du”.

Pikërisht për këtë detaj nga rrjetet sociale, Erzina u pyet këtë fundjavë në rubrikën “Koment për Koment” në Prive By Liberta Spahiu.

Gjatë intervistës, ajo e komentoi situatën me shumë sportivitet. Erzina shprehu mirënjohje për mbështetjen e Rozanës ndaj biznesit të saj, duke theksuar me qetësi se të dyja janë gra të pavarura dhe se mes tyre nuk ka vend për keqkuptime. Për më shumë detaje rreth përgjigjeve të saj, ndiqni më poshtë intervistën e plotë. /Prive By Liberta Spahiu

https://youtube.com/watch?v=fZVHFsf11ys%3Ffeature%3Doembed

Related posts

Mblidhen në kafene për ta përkrahur, bashkëvendasit e Edona James nga Vraniqi i Suharekës të bindur në fitoren e saj

dardanianews

Hyn në palestër me foshnjën! Moment i sikletshëm në palestër, burri kap gruan në situatë të papritur!

dardanianews

“I është rritur mendja”, Ermali Mamaqi “shpërthen” ndaj Bora Zemanit dhe ka një mesazh edhe për Beatrix Ramosajn ‼

dardanianews