22 C
New York
August 22, 2026
DardaniaNews
Lajme

🛑LAJMI I FUNDIT/ Ish-Nënkryetarja e LDK-së përfundon në kabinetin e Kurtit👇

Detajet në koment

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ish-nënkryetarja e LDK’së, Shqipe Mjekiqi, i është bashkuar në ekip, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se ajo do të kontribuojë me ekspertizën e saj në politikën e jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.

Mjekiqi ka qenë nënkryetare e LDK’së. Ajo ka dhënë dorëheqje në mars 2023./Reporteri.net

Related posts

Hapat që duhet t’i plotësoni për të aplikuar për vizë turistike në Ambasadën e Gjermanisë

dardanianews

A do të ketë rrogë të 13-të, detaje të reja

dardanianews

Në tubimin përmbyllës të PDK-së edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

dardanianews