28.1 C
New York
June 3, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Festa e Poem bën bashkë Ledrin dhe Sarën

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë lënë pas çdo gjë për t’u bashkuar në një ditë tejet të rëndësishme për vajzën e tyre, Poem Blu.

Ish-çifti kanë shoqëruar të voglën e tyre 5-vjeçare në programin festiv të organizuar për përfundimin e vitit shkollor.

Prindërit kanë ndarë momente mjaft të ëmbla në rrjetet e tyre sociale, duke treguar mbështetjen e pakursyer për Poem në këtë ditë të veçantë.

Në foton e publikuar nga Sara në Instastory, shihet e vogla duke i dhuruar një puthje të ngrohtë në faqe mamasë së saj, teksa shihet e veshur me kostumin e shfaqjes.

Nga ana tjetër, edhe Ledri ka ndarë një imazh tejet prindëror. Ai shfaqet me një buzëqeshje të madhe teksa mban në krahë Poem, duke treguar qartë krenarinë dhe lumturinë e tij si baba në këtë moment të rëndësishëm.

Edhe pse rrugët e tyre si çift kanë përfunduar, dyshja dëshmon edhe një herë se prioriteti i tyre absolut mbetet lumturia dhe rritja e vajzës, duke u gjendur pranë saj së bashku në çdo hap të rëndësishëm të fëmijërisë. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Flaka e bën ‘lëmsh’ rrjetin me bikini provokuese në plazh

dardanianews

Momenti kur Erjola Doçi vihet në siklet në studio

dardanianews

Çfarë po ndodhë me çiftin? Kiara largon unazën e marteses nga gishti pak para lindjes se vajzes!

dardanianews