23.4 C
New York
June 19, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Tales në Lezhë. Mësohet se dy të mitura, të moshave 11 dhe 13 vjeçe kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik, e cila nuk administrohej nga ndonjë subjekt privat dhe nuk ishte nën menaxhim shtetëror.Trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

“Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia./EuroNews.al

Related posts

LIVE: Përballja për Prishtinën në Debat Plus

dardanianews

Lajmi fundit: Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?

dardanianews

U pickua nga merimanga “violinë”, humb jetën 23-vjeçari

dardanianews