June 23, 2026
DardaniaNews
Moti

“Pas të nxehtit priten stuhi intensive dhe përmbytje”/ Lajda Porja: Çdo pasdite do të ketë rrebeshe në këto zona

Meteorologia e njohur, Lajda Porja, ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka bërë një parashikim të motit për javën dhe jo vetëm.

Sipas saj, kur flasim për temperatura të larta dhe verë të nxehtë, është e pashmangshme që të mos flasim për stuhitë.“Pas një periudhe shumë të gjatë që ne do të kemi për gjatë verës, më e rrezikuar do të jetë patjetër vjeshta, shtatori, tetori dhe nëntori”, tha Porja.

Meteorologia u shpreh se përgjatë kësaj jave do të kemi temperatura shumë të larta, 37-38 gradë.Do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për sot: Prej orëve të mesditës…Pjesë nga biseda:Lajda: Kur flasim për temperatura të larta dhe verë të nxehtë, është e pashmangshme të mos flasim për stuhitë, stuhitë tropikale, stuhitë ciklonare.

Heidi: Po shikoj që super “El Nino” mund të sjellë 5 vite rresht nxehtësi ekstreme, cila është pastaj rrezikshmëria e reshjeve që pasojnë pas kësaj?

Lajda: Patjetër, e ajo çfarë është më e rrezikshme është që për shembull edhe përgjatë kësaj jave ne do të kemi temperatura shumë të larta, pra e gjithë java do të jetë e vlerës 37-38, do të ketë zona të izoluara që mund të shënojnë afërsisht 39 gradë. Janë zonat e mbi Shkodrës, Ura Vajgurore, Belshi, Cërriku apo Lazarati në Gjirokastër. E më pas e gjithë zona malore, që nga Bajram Curri, Puka, Kukësi, Bulqiza, Burreli, Qarku Pogradec, Korçë, Ersekë, Përmet, Tepelenë, çdo pasdite do të ketë rrebeshe, janë zonat më të rrezikuara duke përfshirë edhe Elbasanin dhe Tiranën, që ndonjë pasdite të kemi këto rrebeshe. Zonat malore janë gjithmonë të ekspozuara ndaj rrëshqitjeve të dherave, ndaj breshrit në juglindje që mund të prishë shumë probleme në bujqësi. Ndaj shirave intensive që në shumë zona mund të sjelli përmbytje, kjo edhe për shkak se infrastruktura e rrugëve tona mund të mos jetë i përgatitur për një rrebesh i cili zgjat 30-40 minuta por ka një sasi të konsiderueshme të reshjeve. Toka e thatë prej shumë kohësh i bie t’a ketë të papërballueshme për t’a përthithur të gjithë lagështirën. Megjithatë janë përmbytje të përkohshme sepse kemi sërish diell dhe tërheqje të ujërave, kuptohet kur funksionojnë kanalizimet dhe çdo gjë të jetë në rregull.

Related posts

Dy rekordet që shënoi bora e hershme e tetorit në Kosovë

dardanianews

Reshje lokale shqote e bore pritet të fillojnë pasdite apo në mbrëmje : ❄️❄️

dardanianews

Java e ftohtë me reshje të borës: Çfarë parashikojmë për motin

dardanianews