June 23, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbizSociale

“Më tradhëton?” Detektive Shkënda zbulon skandalet e VIP-ave! Ja lokalet që gjuajnë vajzat

E ftuar në “Grida Duma Podcast” ka qenë Shkënda Lila, e cila ka zbuluar detaje se çfarë ndodh me burrat dhe gratë që tradhtojnë. Ajo u shpreh se ne si popull mund t’a ndjejmë se diçka nuk po shkon, por nuk e pranojmë dhe si pasojë duam fakte.

Gjatë kësaj interviste, Grida Duma e pyeti nëse ka marrë vesh ndonjë gjë nga bota politike e këtyre aferave intime?

“Unë fatkeqësisht, do ta them fatkeqësisht se në fakt nuk dua të di asgjë dhe nuk dua, po më është bërë dhe sëmundje profesionale dhe unë këdo që takoj, qoftë edhe për një takim pune që do e takoj për herë të parë, unë absolutisht nuk takoj askënd pa…”, tha Shkënda.

Pjesë nga intervista:

Ke filluar të dish ndonjë gjë nga bota politike e këtyre aferave intime?

Unë fatkeqësisht, do ta them fatkeqësisht se në fakt nuk dua të di asgjë dhe nuk dua, po më është bërë dhe sëmundje profesionale dhe unë këdo që takoj, qoftë edhe për një takim pune që do e takoj për herë të parë, unë absolutisht nuk takoj askënd pa…

Pa hulumtuar se kush është

Absolutisht, sepse dua të jem e përgatitur.

Erdhe këtu, erdhe e përgatitur tek unë?

Po erdha në fakt, mora vesh një informacion shumë të rëndësishëm sot. Pasta ti, çfarë do marrësh informacion për ty?

Është shumë e vërtetë. Ka njerëz publik që nuk ke ç’merr më informacion, janë libër i hapur, i kanë thënë dhe ato që s’i kanë dhe ato që kanë.

Thashë me vitet e punës, njeriu mëson edhe me çdo person që takoj jam e përgatitur paraprakisht dhe nuk besoj.

Nuk beson më?

Fare. Jam një tip që me këdo që flas gjithmonë jam në ato dyshimet e mia. Po nuk e vërtetova çfarëdo që më thotë X, unë dua ta vërtetoj është e vërtetë apo jo. E kjo më ka kaluar në një sëmundje. Nuk është mirë në fakt, sepse nuk je e sigurte dhe jetën nuk e bën ashtu siç duhet. Kam 8-9 vite në këtë punë.

Related posts

“Shite lopën e shpëtone babën në spital privat”- kërkesa skandaloze e mjekut ndaj djemve të pacientit që nuk kishin para

dardanianews

“Do arrestohen të tjerë për vrasjen e Liridonës, Naimi kërkonte lekë borxh!”, Milaim Zeka bën deklaratën e fortë

dardanianews

La mbrëmë shtëpinë e “BBV”, Danja bën deklaratën e fortë për G Banin

dardanianews