24.2 C
New York
August 17, 2026
DardaniaNews
HistoriLajme

Një jetë-tre luftëra, Bekim Berisha-“Abeja”, që u bë legjendë në tre shtete

Bekim Berisha, i njohur si “Abeja” në Kosovë dhe “Shok” në Kroaci, mbetet një nga figurat më të jashtëzakonshme të l-ftërave çlirimtare në Ballkan. I lindur më 16 qershor 1966 në Graboc të Pejës, ai l-ftoi me trimëri në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, duke fituar respektin e b@shkëluft3tarëve dhe të udhëheqësve ushtarakë.
Për guximin e tij të rrallë, Bekimi u vlerësua nga presidentët e Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, duke u bërë i vetmi shqiptar i dekoruar nga tre krerë shtetesh. Presidenti kroat Franjo Tuđman kishte thënë për të: “Ky l-ftëtar vlen sa një mijë usht@rë.”
Në Kroaci dhe Bosnje ai njihej për misionet e rrezikshme që shpesh i kryente i vetëm, ndërsa në Kosovë u bë një nga komandantët më të respektuar të UÇK-së. Më 10 gusht 1998, gjatë luftimeve në Junik, ai ra heroikisht duke luftuar kundër forcave serbe, pasi kishte refuzuar të braktiste pozicionin dhe shokët e tij.

Related posts

Doli i pari i botës në matematike: i riu shqiptar mes varfërisë! Mësuesja i pagoi biletën në SHBA

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 61 totali

dardanianews

Çmimi marramendës i librit të gruas së Albin Kurtit

dardanianews