19.4 C
New York
August 24, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Mrekulli nën rrënoja – nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit në Venezuelë [video]

Një mrekulli ka ndodhur në Venezuelën e shkatërruar nga tërmetet e forta që goditën vendin më 24 qershor. Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas 11 ditësh.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në zonën e La Guaria-s, ndër më të goditurat nga lëkundjet sizmike të 24 qershorit. Familja ndodhej nën rrënojat e një ndërtese banimi, ku kishte mbetur e izoluar që nga momenti i shembjes.

Sipas autoriteteve, nëna arriti t’i mbante në jetë tre fëmijët e saj në jetë duke i ushqyer me gji gjatë gjithë kohës që qëndruan të bllokuar. Pas kërkimeve intensive, ekipet e emergjencës arritën t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin të gjallë nga rrënojat.

Ndërkohë, pasojat e tërmeteve vazhdojnë të jenë të rënda. Bilanci zyrtar flet për 3.685 persona që kanë humbur jetën dhe 16.740 të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Katastrofa ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar ose dëmtuar rreth 60 mijë ndërtesa dhe duke lënë pa banesë mijëra familje.

Autoritetet dhe ekspertët paralajmërojnë se, përveç pasojave të tërmeteve, ekziston edhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve të vështira higjieno-sanitare në zonat e prekura. /abcnews

Related posts

Serbia lëshon urdhër ARRESTI ndaj modeles së njohur shqiptare, kush është arsyeja…

dardanianews

Babai i Rron Gjinovcit tregon pse është me PDK’në dhe e pëlqen Hashim Thaçin

dardanianews

Ja sa para po marrin vajzat e njohura të Showbizit për 5 orë qëndrim në burgjet shqiptare

dardanianews