24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Spektakli qiellor i 12 gushtit, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?

Të mërkurën mbrëma, miliona evropianë do të mund të shohin eklipsin diellor. Në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë do të jetë i plotë, ndërsa në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore i pjesshëm.Sipas TimeandDate, kompania e cila ofron informacione për astronominë, në Kosovë qytetarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë eklipsin e pjesshëm diellor, i cili do të nisë në orën 19:29.Kulmi i eklipsit pritet në 19:38, kur Hëna do ta mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm tre minuta më vonë, në 19:41, Dielli do të perëndojë

Për shkak se fenomeni do të ndodhë shumë pranë horizontit, rekomandohet që eklipsi të ndiqet nga një pikë e lartë dhe nga një zonë pa pengesa, me pamje të lirë drejt perëndimit-veriperëndimit.Faza e pjesshme e eklipsit do të përfundojë në orën 21:07.Sipas The Guardian, në Spanjë kulmi pritet rreth 20:26–20:33, ndërsa në Londër në 19:13. Ekspertët paralajmërojnë të mos shihet Dielli me sy të lirë; në mungesë të syzeve speciale mund të përdoret kullesa si projektor, duke reflektuar dritën mbi letër. Ky është eklipsi i parë i plotë i dukshëm nga Evropa kontinentale pas dy dekadash

Related posts

Kurti më 2006: Veton Surroi angazhohej ta shpëtonte Jugosllavinë, i ndihmoi Milosheviçit të cilësonte UÇK-në terroriste

dardanianews

Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë në male, mes këngëve dhe valleve tradicionale!

dardanianews

Akuzat për Bregoviç, Rama: Ku ndryshojnë shqiptarët nga serbët që shajnë dhe mallkojnë Dua Lipën

dardanianews