Me origjinë nga Mitrovica dhe e lindur në Danimarkë, Lajza Prekazi po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor që në moshën 23-vjeçare.
Ajo ka përfunduar Bachelorin në Matematikë dhe Ekonomi në University of Southern Denmark dhe vijon Masterin në të njëjtën fushë. Gjatë studimeve ka punuar si asistente kërkimore, tutore dhe asistente mësimore për studentë Bachelor dhe Master.
Një nga arritjet e saj më të rëndësishme ishte fitimi i Deloitte Prize 2024, për projektin më të mirë Bachelor në ekonomi dhe matematikë në universitet.
Që prej qershorit 2026, ende pa e përfunduar zyrtarisht Masterin, Lajza ka nisur punën si ekonomiste, ndërsa më herët ka kryer edhe praktikë në Ambasadën Mbretërore Daneze në Varshavë, në fushën e diplomacisë ekonomike dhe tregtisë.

