21 C
New York
August 22, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Gazetari nxjerr bisedat: Françeska u nda nga ish-bashkëshorti, shkak një romancë e re me një burrë të martuar?

Në rrjetet sociale po bëjnë bujë disa mesazhe të shkëmbyera mes Françeska Muratit dhe një personi tjetër, të cilat u bënë publike në Instagram nga gazetari Elton Tozaj.

Bëhet fjalë për një shkëmbim fjalësh në privat, ku duket se tonet mes palëve nuk kanë qenë aspak miqësore që në fillim.

Vëmendja kryesore është përqendruar te mesazhi i fundit i bisedës, ku ndjekësja i shkruan profilit të Françeskës: “Ke të drejtë.

Burrat e martuar nuk më shohin”.dhe më pas: “As un psh nuk lej burrin tim per nje burre te martuar” Nga ana e tij, Elton Tozaj e ka shoqëruar postimin me ironi: “Me pelqen komunikimi kaq i embel i influencereve tona me vajzat ne instagram!

Dhe per me teper me vdes kur i thote sti hedh njeri syte!” Ky episod ndodh ndërsa emri i Françeska Muratit është përmendur shpesh kohët e fundit lidhur me jetën e saj sentimentale, pas konfirmimit se ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” i ka dhënë fund martesës së saj.

Kjo situatë ka shtuar zërat nëse përmendja e një “burrë të martuar” në atë komunikim përbën një akuzë ndaj saj dhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes këtij detaji dhe prishjes së martesës së saj.

Sidoqoftë, nga ajo çka është shfaqur, është e pamundur të kuptohet se kujt i drejtohet në të vërtetë ndjekësja, pasi nuk ekziston asnjë provë apo konfirmim që Françeska të ketë nisur një lidhje me një person të martuar, apo që një rrethanë e tillë të ketë ndikuar në ndarjen e saj.

Deri tani, ky shkëmbim mesazhesh mbetet e vetmja gjë e publikuar, ndërkohë që pritet nëse vetë Françeska Murati do të zgjedhë ta sqarojë këtë situatë apo të reagojë ndaj këtyre komenteve.

Related posts

“Më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro”/ Çifti i njohur i showbizit rikthehen bashkë

dardanianews

Vazhdon skandalin Edona: Ka shqiptarë që shkojnë me çika serbe, ata që m’kritikojnë janë të parët

dardanianews

Ozempic po rritë ‘gjatësi’ meshkujsh? Të dhënat ‘dridhin’ rrjetin

dardanianews