Jonida Vokshi nuk do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova. Pas katër sezonesh si prezantuese e formatit, ajo ka konfirmuar largimin, duke treguar se ka nevojë të ngadalësojë ritmin dhe t’u kushtojë më shumë kohë fëmijëve të saj.
“Një kapitull që nuk po e mbyll me pikë. Thjesht po vendos një presje”, ka shkruar Jonida, duke lënë të hapur mundësinë për projekte të tjera në të ardhmen. Edicioni i pestë i BBVK nis në tetor

