24.9 C
New York
September 1, 2026
DardaniaNews
Moti

Shtatori sjell mot të paqëndrueshëm në Europë: Nga temperaturat e larta te reshjet e dendura

Ekspertët meteorologë po japin alarmin se pas stinës së verës së karakterizuar nga temperaturat përvëluese, Europa do të përballet me reshje të fuqishme që mbartin rrezikun e përmbytjeve në zona të ndryshme.

Sipas informacioneve të siguruara nga sistemi global i monitorimit WFY24, ditët e para të shtatorit do të ruajnë ende një ndjesi vere në pellgun e Mesdheut, ku termometri në Romë pritet të shënojë mesatarisht 35°C, në Athinë 34°C dhe në Madrid 33°C. Këto vlera tejkalojnë mesataren e periudhës me 6 deri në 8 gradë Celsius, një fakt që dëshmon se fenomenet e verës ekstreme po bëhen gjithnjë e më të zgjatura dhe më të pranishme në kalendarin stinor të kontinentit.

Nga ana tjetër, Europa Veriore po përballet me kushte shumë më “të freskëta dhe të paqëndrueshme”, ku temperaturat në qytete si Londra dhe Berlini nuk kalojnë 20-21°C.

Stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë zëvendësuar tashmë valën e të nxehtit, duke hidratuar tokat që kishin mbetur të thara në një pjesë të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në të kaluarën, gjatë episodeve të ngjashme, Amerika e Jugut, Afrika Lindore, Azia Qendrore dhe jugu i SHBA-ve kanë qenë më të rrezikuara nga përmbytjet, ndërkohë që në pjesë të Australisë, Indonezisë dhe zonat veriore të Amerikës së Jugut është shtuar risku për zjarre dhe thatësira.

Pavarësisht zërave që e lidhin vapën e verës në Europë me fenomenin El Niño, specialistët kanë nënvizuar se përgjegjësi kryesor për këto ndryshime mbeten ndryshimet klimatike.

Related posts

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë termometri ditën e shtunë

dardanianews

I nxehti evropian prek Kosovën, por jo për shumë gjatë…

dardanianews

Lajmi fundit: Tërmet në Kosovë

dardanianews